Telenews

Prej muajsh të ndarë fizikisht, mesazhi i Ustës për familjen emocionon ndjekësit

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, prej kohësh janë duke qëndruar në distancë nga njëri-tjetri për shkak të angazhimeve të tyre.

Pavarësisht kilometrave që i kanë ndarë gjatë kësaj periudhe të fundit, ata mbeten një ndër çiftet më të ndjekura nga publiku. Malli për të qenë sërish pranë Gentës dhe dy binjakëve të tyre, duket se i ka bërë këto ditë largësie edhe më të vështira për Huseyinin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë një fotografi të partneres me fëmijët, duke i bashkangjitur fjalë shumë të ndjera për t’u treguar ndjekësve se kësaj pritjeje të gjatë po i vjen fundi.

Ai citohet të ketë shkruar: “Familja ime e vogël, po vij! Më keni munguar aq shumë… I numërova ditët, më në fund po bashkohemi. Mezi pres përqafimet tuaja të ngrohta dhe momentet e bukura që do të kalojmë së bashku. Më keni munguar shumë, po shumë fare”!

Ky mesazh tregon qartë se sado që kjo periudhë e largësisë fizike ka zgjatur, lidhja e tyre dhe familja mbeten prioriteti kryesor. Tani që ditët e pritjes thuajse kanë përfunduar plotësisht, të gjithë janë në pritje për të parë momentet nga ribashkimi i tyre i shumëpritur.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj