Telenews

Franca ndër aleatet kryesore të Kosovës në organizimin e Lojërave Mesdhetare

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on Major Sporting Events (RIGES), ku fokusi kryesor ishte përgatitja e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030.

Gjatë takimit u konfirmua, sipas Gashanit, thellësia e partneritetit Kosovë–Francë dhe mbështetja e Francës si një nga aleatët kryesorë në procesin e organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive. Ai theksoi se Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm një event sportiv, por një platformë e gjerë zhvillimi që përfshin ekonomi, infrastrukturë, forcim institucional dhe diplomaci sportive.

 

Po ashtu, në diskutime është veçuar rëndësia e rinisë dhe vullnetarizmit, si dhe mundësitë për bashkëpunim teknik me Francën në fusha si siguria, menaxhimi i eventeve të mëdha dhe ekspertiza operacionale. Gashani ka vlerësuar se Lojërat Mesdhetare 2030 po ndërtohen mbi partneritete të forta dhe një vizion afatgjatë zhvillimor për Kosovën.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj