Telenews

Policia zbulon arsenal municioni dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe pajisje ushtarake gjatë kontrolleve në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok.

Sipas raportit policor, në rastin e parë janë sekuestruar 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të një kalibri të panjohur.

Në shtëpinë e dytë, policia ka gjetur 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri pajisje ushtarake për ushqim.

Ndërkaq, në shtëpinë e tretë janë konfiskuar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave.

 

“Zubin-Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

Zubin-Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake, dhe tri pajisje ushtarake për ushqim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Zubin-Potok / 05.07.2026 – 02:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj