Telenews

Arifi: Aleanca kërkon zgjidhje, jo biseda politike

Avni R. Arifi, nga Aleanca, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Arifi ka thënë se Aleanca është e njëjta parti me të njëjtat qëndrime dhe se ndryshimi i vetëm është se sot, sipas tij, po kërkohet bashkëpunimi për interesa politike.

Ai ka theksuar se AAK nuk kërkon përfitime partiake, por sipas tij, ka paraqitur një ofertë që vendos interesin e Kosovës në plan të parë.

“Kosova nuk ka nevojë për biseda konstruktive, por për zgjidhje konstruktive”, ka shkruar Arifi, duke vlerësuar se gjashtë pikat e propozuara janë në interes të vendit.

Të ngajshme

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj

Nga Buroja e Skenderajt në majat e akademisë, Granit Thaqi mbron me sukses doktoratën në Mynih

Rrezarta Ramaj

Berisha Accounting krijon kanal zyrtar për bizneset me njoftime dhe këshilla praktike

Rrezarta Ramaj