Telenews

Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 44-vjeçarit nga Kaçaniku, mungon prej disa ditësh

Një familje nga Stagova e Kaçanikut ka bërë apel për ndihmë për gjetjen e 44-vjeçarit Milazim Jaha, i cili është raportuar i zhdukur.

Përmes një njoftimi, familjarët kanë kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë sa më shpejt.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, familja ka lënë në dispozicion numrin e telefonit 049 579 436.

Ata kanë apeluar gjithashtu që njoftimi të shpërndahet sa më shumë, me shpresën që ndonjë informacion nga qytetarët të ndihmojë në lokalizimin e 44-vjeçarit.

Të ngajshme

Xabi Alonso nis aventurën te Chelsea me fitore në derbin ndaj Fulhamit –

KushtrimGuraj

Apel urgjent nga Komuna e Prishtinës: Malet përreth kryeqytetit po digjen –

KushtrimGuraj

I kërkuari nga INTERPOL-i bie në pranga, arrestohet në Ferizaj –

KushtrimGuraj