Telenews

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, një person përfundon i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Miradi e Epërme, në Fushë Kosovë, mbrëmjen e së mërkurës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rreth orës 21:00 policia ka pranuar informatën për një plagosje në këtë fshat.

Dyshohet se i lënduari është plagosur me armë zjarri. Ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet hetimore janë në zhvillim dhe pritet të publikohen më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes.

Të ngajshme

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Yllka Gashi

Babai dhe vajza 3-vjeçare humbin jetën në aksident në Gjermani

Yllka Gashi

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren

Yllka Gashi