Telenews

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit vizitojnë kompaninë “Devolli Group”

Devolli Group pati kënaqësinë të mirëpriste për një vizitë zyrtare z. Andrew Caruso, përfaqësues i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili u prit nga znj. Jona Devolli, presidente e Devolli Group.

Gjatë vizitës, z. Caruso u njoh nga afër me kapacitetet prodhuese të kompanisë, investimet teknologjike dhe standardet e avancuara të prodhimit në Birrën Peja, si dhe me kontributin e Devolli Group në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në takim u diskutua gjithashtu situata aktuale në industrinë e përpunimit të qumështit në Kosovë. Përfaqësuesit e Devolli Group prezantuan sfidat me të cilat po përballen prodhuesit vendorë, duke theksuar ndikimin që importet me çmime dumping kanë në konkurrueshmërinë e industrisë vendore dhe te fermerët e qumështit në Kosovë.


Në përfundim të vizitës, të dyja palët riafirmuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut, bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimin ekonomik, investimet dhe forcimin e sektorit prodhues në Kosovë.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj