Telenews

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e masave parandaluese gjatë sezonit veror, Njësia për Reagim të Shpejtë ( NJRSh), në mbështetje të njësive të tjera policore, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Skenderajt ka realizuar një sërë aktivitetesh operative

Gjatë kontrolleve të automjeteve në trafikun rrugor dhe personave të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri, tetë (thika, një radiolidhje, një maskë, tri (3) shufra metalike, si dhe gjësende të tjera për të cilat dyshohet se janë përdorur ose kanë qenë të destinuara për kryerjen e veprave penale.

Lidhur me këto raste, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale, në koordinim me prokurorët kompetentë.

Të ngajshme

Mërgimtarët bllokohen në pikën kufitare Kroaci-Serbi

KushtrimGuraj

Bllokimi i mërgimtarëve në kufirin Kroaci-Serbi, këshilltarja shqiptare në qeverinë kroate: Kontrollet e detajuara për hyrje në Shengen po zgjasin pritjet

KushtrimGuraj

Pritje deri në 40 minuta për hyrje në Kosovë përmes pikës kufitare “Dheu i Bardhë”

KushtrimGuraj