Telenews

Kongresisti republikan Joe Wilson: Deklaratat e ministres serbe janë të neveritshme dhe nxisin tensione etnike

Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, tha se deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, për “spastrim etnik” në Kosovë është e neveritshme.

Ai tha se pas kësaj, Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë nëse duhet Beogradi duhet ta organizojë sesionin vjetor për vitin 2027.

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një zyrtare e qeverisë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të organizuar sesionin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Europë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar ai në X.

Paunoviq disa ditë më parë ka deklaruar se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën.

Të ngajshme

Plagosja në Vushtrri: Katër persona shoqërohen në polici, i dyshuari në kërkim

Blearta

Malisheva po e mposht Hibernianin

Blearta

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

Blearta