Telenews

Elijona në lot, zbulohet pllaka përkujtimore për nënën dhe motrën e saj

Ditën e sotme, nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, në qytetin e Sllavonski Brod është zbuluar një pllakë përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor më 25 korrik të vitit 2021.

Ceremonia ishte e mbushur me emocione të forta dhe dhimbje. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka shpërndarë pamje prekëse nga dita e sotme, ku familjarët e viktimave shihen nën lot pranë pllakës përkujtimore, teksa nderojnë kujtimin e më të dashurve të tyre.

Në mesin e viktimave të kësaj tragjedie ishin edhe nëna dhe motra e Elijonës, ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”. Vëllai i Elijonës ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi prekëse pranë pllakës përkujtimore, ku shihet i përqafuar me të motrën në këto momente të vështira përkujtimi.


Kjo pllakë përkujtimore do të mbetet një simbol i përhershëm i dhimbjes, por edhe i respektit e solidaritetit për jetët e ndjera që u ndërprenë përgjysmë në këtë ngjarje të rëndë.

Të ngajshme

A i humbi IHMK besimin e një pjese të qytetarëve pas paralajmërimit që nuk u realizua?

Rrezarta Ramaj

Lag Ramën me ujë, Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Yllka Gashi

“Ishte i shtrirë në shpinë…”, rrëfimi i Sabedin Laçit për vrasjen e Muhamet Likës

Yllka Gashi