Telenews

Kurti pas takimit me ministrin francez Haddad: Pesë marrëveshje të reja forcojnë lidhjet Kosovë–Francë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur detajet e takimit me ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad, duke theksuar se diskutimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kurti ka thënë se vizita e ministrit francez vjen pas angazhimeve të përbashkëta për forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë, ndërsa ka përmendur nënshkrimin e pesë marrëveshjeve të reja gjatë kësaj vizite.

Sipas Kurtit, marrëveshjet për ekstradim dhe ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale do të rrisin bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër krimit.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se marrëveshja për një kredi prej 60 milionë eurosh dhe krijimi i Komitetit Francë–Kosovë synojnë mbështetjen e projekteve infrastrukturore dhe përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ndërkohë, marrëveshja për mësimdhënien e gjuhës frënge pritet të zgjerojë mundësitë për promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.

Kurti ka vlerësuar se këto hapa përfaqësojnë një forcim të mëtejshëm të raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Francës.

Të ngajshme

Sherri për parking në Lipjan eskalon me armë e shkop druri – babë e bir përfundojnë në ndalim

KushtrimGuraj

Ndalet nga Policia e Gjakovës në pikë kontrolli, 50-vjeçari përfundon nën hetim për armëmbajtje

KushtrimGuraj

Kamberi propozon rezolutë që trajton krimet e luftës në Kosovë

KushtrimGuraj