Telenews

Qytetarët i bllokojnë punimet e komunës te “Xhamia e Llapit” në Prishtinë

Disa qytetarë të Prishtinës ia kanë bllokuar komunës punimet në rrugën tek “Xhamia e Llapit”.

Kjo, duke vendosur makineri të rëndë midis saj.

Ata I thanë KosovaPressit, prapa kamerës, arsyeja e bllokimit të punimeve është pasi kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, pa plan dhe në mënyrë tinëzare ka vendosur që këtë rrugë, nga katër korësi, ta bëjë në tri, një për hyrje nga qyteti i Podujevës dhe dy dalje nga Prishtina.

Sipas banorëve, me këtë plan do të falimentojnë bizneset që janë përskaj kësaj rruge, pasi do të u pamundësohet furnizimi i lokaleve.

Ata thanë po ashtu se ishin në komunë për ta takuar kryetarin Rama, por që i njëjti ka refuzuar t’i takojë, teksa shtuan se dje kanë dorëzuar peticion me afro 150 nënshkrime.

Të ngajshme

Në Kosovë, TVSH-ja më e lartë se në shtetet e zhvilluara

Yllka Gashi

Alarm Kibernetik në Hollywood/ Rrjedhja e të dhënave ekspozon kontaktet e yjeve të kinemasë

Yllka Gashi

Konfirmohet: Claudio Ranieri te Italia, me një post ndryshe

Yllka Gashi