Telenews

Vdes 62-vjeçari nga Kosova, u godit nga një kamion në Portin e Durrësit

Shoferi i kamionit nga Kosova, i cili mbeti i plagosur më herët gjatë një aksidenti në Portin e Durrësit, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur më 28 korrik 2026, në sheshin para skanerit në Portin e Durrësit.

Viktima, shtetasi N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë, ishte drejtues i një kamioni dhe në momentin e aksidentit po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e mjetit të tij për futje në skaner.

Dyshohet se ai është goditur aksidentalisht nga një kamion tjetër, i drejtuar nga shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat.

“Shtetasi N. M., duke drejtuar një kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë, drejtues i një kamioni tjetër, i cili po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij për t’u futur në skaner”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e goditjes, 62-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të ngajshme

Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm –

KushtrimGuraj

Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët –

KushtrimGuraj

Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje –

KushtrimGuraj