Telenews

Rita Ora flet për rrënjët e saj nga Kosova: Jam krenare që jam emigrante

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka folur për rrënjët e saj, historinë e familjes dhe rrugëtimin që e çoi drejt suksesit në skenën botërore.

E lindur në Prishtinë dhe e shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar me familjen në vitet ’90, Rita ka treguar se përvoja e emigrimit ka qenë një pjesë e rëndësishme e identitetit të saj.

Në një intervistë për mediat britanike, artistja ka thënë se nuk është ndier asnjëherë në siklet për prejardhjen e saj dhe se është krenare për historinë e familjes.

“Jam krenare që jam emigrante dhe gjithmonë do të jem mirënjohëse për mundësitë që kam pasur”, është shprehur Rita.

Ajo ka theksuar se shumë emigrantë kanë një dëshirë të madhe për të provuar veten dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë, duke shtuar se shumë histori suksesi lidhen me rrëfime emigrimi.

Rita ka folur edhe për planet profesionale, duke bërë të ditur se po punon për albumin e saj të katërt dhe se do të rikthehet në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin “Descendants”.

Në jetën private, këngëtarja ka zbuluar se një nga dëshirat e saj është të realizojë një projekt filmik së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Gjatë intervistës, Rita ka ndarë edhe detaje për kujdesin ndaj shëndetit, duke treguar se ka marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe se historia shëndetësore e familjes e ka bërë më të vetëdijshme për rëndësinë e kontrolleve dhe planifikimit afatgjatë.

Të ngajshme

Vdekja e punëtorit në Rrugën A, Inspektorati: Kërkohen ekspertiza për shkakun e aksidentit

Blearta

Publikohet ‘Gasolina’, dueti i shumëpritur i Dhuratës dhe Gjestit

Blearta

Rrëzimi i kranit në Rrugën A: Punëtori i dytë i lënduar në gjendje të rëndë

Blearta