Telenews

Publikohet ‘Gasolina’, dueti i shumëpritur i Dhuratës dhe Gjestit

Pas një pritjeje të gjatë, Dhurata Dora dhe Gjesti kanë publikuar para pak minutash bashkëpunimin e tyre të ri, “Gasolina”.

Kënga ishte paralajmëruar që gjatë verës së kaluar, por publikimi i saj u shty për shkak të zhvillimeve që pasuan në jetën dhe karrierën e Gjestit. Megjithatë, projekti nuk u harrua nga publiku dhe pritja për të vetëm sa u rrit.

Ditët e fundit, pjesë nga “Gasolina” u përhapën me shpejtësi në TikTok, duke u përdorur në një numër të madh videosh edhe para publikimit zyrtar.

Tashmë kënga është publikuar e plotë në YouTube, e shoqëruar edhe me videoklip. Projekti është realizuar nga shtëpia produksionale Sekuencë, ndërsa regjinë e ka bërë Arian Dalladaku.

Të ngajshme

Maratona “Prishtina 2026”, bllokohen disa rrugë në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë –

KushtrimGuraj

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj

Nga Buroja e Skenderajt në majat e akademisë, Granit Thaqi mbron me sukses doktoratën në Mynih

Rrezarta Ramaj