Telenews

Të hënën nis regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’i nënshtrohen procesit të regjistrimit, duke filluar nga e hëna, në kuadër të përgatitjeve për konstituimin e legjislaturës së re.

Regjistrimi do të zgjasë tri ditë, gjatë të cilave 120 deputetët do të kryejnë procedurat administrative për ushtrimin e mandatit parlamentar, raporton Indeksonline.

Ky proces është një hap i domosdoshëm që i paraprin mbajtjes së seancës konstituive të kuvendit, në të cilën deputetët do të bëjnë betimin dhe do të vijojnë procedurat për zgjedhjen e organeve drejtuese të institucionit.

Të ngajshme

Inspektorati ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren dhe Suharekë: Kishte rrezik serioz për jetën e punëtorëve

Blearta

Policia njofton për masa të shtuara gjatë Sunny Hill Festival

Blearta

Rriten rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi në Kosovë, KOMF shpreh shqetësim mbi situatën

Yllka Gashi