Telenews

Podujeva shembull i transparencës: Arrin 100 pikë në raportin e Institutit GAP

Komuna e Podujevës është vlerësuar me rezultatin maksimal sa i përket transparencës buxhetore, sipas raportit hulumtues të publikuar nga Instituti GAP.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit për hapje dhe transparencë ndaj qytetarëve.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që, për herë të parë, Komuna e Podujevës është vlerësuar me 100 pikë në transparencën buxhetore”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka shtuar se ky rezultat do të shërbejë si motivim për të vazhduar forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke i mbajtur qytetarët të informuar për punën dhe financat e komunës.

Sipas tij, transparenca dhe llogaridhënia do të mbeten ndër parimet kryesore të qeverisjes komunale.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj