Telenews

I mori para viktimës, duke e kërcënuar me thikë/ Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit S.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të grabitjes.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera ceket se “më 2 gusht 2026, rreth orës 01:30, në rrugën “Bardhyl Çaushi” në Gjakovë, te hyrja e banesës së të dëmtuarit A.M, me përdorimin e një thike dhe duke e kanosur, i pandehuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka marrë të dëmtuarit 50 euro. Kur i dëmtuari ka tentuar të largohej, i pandehuri e ka kapur për qafe dhe e ka ndjekur, por është penguar nga dëshmitarja E.R. Para se të largohej nga vendi i ngjarjes, i pandehuri e ka kanosur sërish të dëmtuarin me fjalët: “Ti ke me e pagu shtrejt këtë; ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon.” Pas raportimit të rastit në polici, i pandehuri është arrestuar nga zyrtarët policorë.”

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit E. H., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 3 gusht 2026 deri më 2 shtator 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngajshme

Pacolli njofton dërgimin e tri lëndëve në Prokurori, ja për çfarë dyshohet

Yllka Gashi

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Yllka Gashi

Milan-Inter, derbi lokal përfundon me barazim

Yllka Gashi