Telenews

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë dy persona me inicialet A.D. dhe L.D., nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur më 23 mars 2026 në Prishtinë, ku i dëmtuar ka mbetur një zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Prokuroria bën të ditur se pas paraqitjes së të dyshuarve në Policinë e Kosovës dhe sigurimit të provave, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve

Yllka Gashi

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Yllka Gashi

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

Yllka Gashi