Superliga turke po shndërrohet në një nga kampionatet më tërheqëse në Evropë, pasi sezoni 2026/27 do të sjellë në Turqi një numër të madh yjesh të futbollit botëror.
Klube si Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor kanë investuar fuqishëm në afatin kalimtar të verës, duke afruar emra me reputacion ndërkombëtar.
Në mesin e futbollistëve që do të luajnë në elitën turke sezonin e ri janë:
Mohamed Salah (Trabzonspor), Victor Osimhen (Galatasaray), Leandro Trossard (Besiktas), Mason Greenwood (Fenerbahce), Leroy Sane (Galatasaray), Ilkay Gundogan (Galatasaray), N’Golo Kante (Fenerbahce), Ederson (Fenerbahce) dhe Vedat Muriqi (Fenerbahce).
Në të njëjtën kohë, merkatoja në Turqi mund të rezervojë edhe një tjetër “goditje” spektakolare. Sipas raportimeve të fundit, edhe Rafael Leao, ylli portugez i Milanit, është një nga emrat që po lidhet me një transferim të mundshëm në Superligën turke, megjithëse deri më tani nuk ka një marrëveshje të finalizuar.

