Telenews

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 20 personave për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për mbajtjen e gjykimit në mungesë, kundër 20 të pandehurëve për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës.

Të pandehurit M.K., R.C., M.D., P.R., S.K.,L.O., Zh.S., S.S.,L.D.,Z.R., D.G.,Ç.B., V.B., R.B.,R.R.,L.R.,M.Sh.,M.R., S.G., T.A., akuzohen  për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998-1999, M.K., në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R. Ç., në cilësinë e komandantit të njësive të Policisë së Posaçme, (PJP) dhe M.D., në cilësinë e komandantit të Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me të pandehurit P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B.,V.B.,R.B.,R.R.,L.R., M.Sh.,M.R., S.G., T.A., në cilësinë e pjesëtarëve të njësive të lartëcekura, akuzohen për pjesëmarrje në vrasjen e 107 civilëve, gjatë një operacioni të gjerë ushtarako-policior.

Gjatë këtij operacioni, sipas aktakuzës, të pandehurit fillimisht kanë ndarë gratë dhe fëmijët nga burrat. Gratë janë plaçkitur, duke iu marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar disa në shtëpitë dhe oborret e tyre, disa në lokacionin e njohur si “Ura e Taliqit”. Po ashtu, edhe shtëpitë ishin djegur.

Të ngajshme

Murati: Para konstituimit të Kuvendit duhet marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Yllka Gashi

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve

Yllka Gashi

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Yllka Gashi