Telenews

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar se janë larg marrëveshjes me partinë e këtij të fundit.

“Nuk kam lajme të reja, por jemi shumë, shumë largë marrëveshjes”, ka thënë ai.

“Për LDK dhe mua nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi dhe të zgjedhet kryetari, kryesia. Sot duhet të ketë seancë. Është përgjegjësi e partisë se parë. Në çështje tjera sa më shume që vonohemi natyrisht që marrëveshja bëhet më e veshtirë.  Nuk kam lajme të reja dhe ju them që jemi shumë shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale nuk ka marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Lehtë është me shkaktua zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LD-së ka qenë të gjindet zgjidhje jo kush kë po e mund e mashtron e po vonon. Ne këtë pikë me keqardhje të madhe them se jemi në një rrugë që nuk ka zgjidhje”, ka shtuar ai.

Të ngajshme

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Yllka Gashi

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Yllka Gashi

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

Yllka Gashi