Telenews

Fluksi i shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje

Mbi 76 mijë e 700 shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës kufitare të Morinit vetëm në 12 orët e fundit.

Shifra shënon ditën me fluksin më të lartë të lëvizjeve përgjatë këtij viti, në një periudhë kur sezoni turistik ka arritur kulmin.

Pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit po i drejtohen Shqipërisë për pushimet verore, ndërsa në rritjen e lëvizjeve po ndikon edhe mbërritja e diasporës.

Sipas të dhënave zyrtare, në 12 orë janë regjistruar 41 mijë e 183 hyrje dhe 35 mijë e 584 dalje.

Pavarësisht fluksit të lartë, në Morinë nuk janë krijuar radhë. Aktualisht pika kufitare po operon me 12 sportele, ndërsa për shtetasit shqiptarë dhe kosovarë vijon lëvizja e lirë.

Shqipëria mbetet një prej destinacioneve të preferuara për turistët dhe emigrantët, jo vetëm për plazhet, por edhe për natyrën dhe bukuritë që ofron.

Procedurat e kalimit kufitar dhe orientimi i automjeteve në rrugët e vendit, sipas pushuesve, po zhvillohen në përputhje me rregullat europiane./TCh/

Të ngajshme

U ndalua në kufi sapo hyri në Kosovë – 49-vjeçari nga Lipjani përfundon në Qendrën e Paraburgimit –

KushtrimGuraj

E rëndë në Gjilan: 28-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti – shoferi i Mercedesit vetëm 16 vjeç –

KushtrimGuraj

E rëndë në Prizren: 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i “Fat Group – 1” në Prizren nuk u mbijetoi plagëve –

KushtrimGuraj