Telenews

Gjoba për kompanitë që shkelën kufizimin për mjetet mbi 20 tonë, aktivizohen njësitë e trafikut

Njësitë e trafikut dhe Drejtoria e Trafikut janë aktivizuar për monitorimin e qarkullimit të automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për kufizimin e përkohshëm të lëvizjes së tyre në autostrada.

Sipas vendimit të ministrisë, mjetet mbi 20 tonë nuk lejohen të qarkullojnë në autostrada gjatë orarit të përcaktuar, nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta.

Gjatë zbatimit të masës, ekipet e trafikut kanë monitoruar hyrjet e autostradave dhe kanë ndaluar automjetet që nuk e kanë respektuar kufizimin. Si pasojë, disa kompani janë gjobitur për mosrespektim të orarit të ndalimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kishte kërkuar nga operatorët ekonomikë dhe ngasësit që t’i planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të respektojnë masën e vendosur.

Ndërkohë, kufizimi vlen vetëm për autostradat, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave mbi 20 tonë lejohet pa kufizime.

Të ngajshme

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Yllka Gashi