Telenews

Mercedes-AMG zbulon SUV-in e ri elektrik, deri në 1,153 kuaj/fuqi –

Mercedes-AMG ka publikuar pamjet e para të SUV-it të ri elektrik, i cili pritet të jetë versioni crossover i modelit GT 4-Door.

Kompania gjermane e ka prezantuar modelin përmes fotografive në rrjetet sociale, duke paralajmëruar performancë të lartë dhe elemente tipike të dizajnit AMG.

SUV-i i ri vjen me pjesë të përparme të gjerë, drita të ditës në formë ylli, parafango të theksuara dhe çati sportive. Pjesa e pasme ruan ngjashmëri me GT 4-Door, por do të ketë dizajn të veçantë të dritave.

Brendësia pritet të jetë e ngjashme me atë të versionit sedan, me panel digjital 10.2-inç, ekran qendror 14-inç dhe një ekran të veçantë për pasagjerin.

Modeli pritet të pajiset edhe me ulëse sportive, timon me pjesën e poshtme të sheshtë, karikues pa kabllo dhe çati panoramike.

Në versionin 53, SUV-i do të ketë dy motorë elektrikë me fuqi totale prej 536 kuaj/fuqi dhe 800 Nm çift rrotullues. Bateria prej rreth 106 kWh pritet të ofrojë autonomi deri në 809 kilometra sipas ciklit WLTP.

Ndërkohë, versioni më i fuqishëm 63 pritet të vijë me tre motorë elektrikë, deri në 1,153 kuaj/fuqi dhe 2,000 Nm çift rrotullues.

Ky version pritet të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale parashikohet të arrijë në 300 km/h.

Mercedes-AMG pritet ta nxjerrë SUV-in e ri elektrik në shitje në fund të këtij viti.

Të ngajshme

iPhone 18 Pro mund të vijë me çmim rekord, shkak kostot e memories –

KushtrimGuraj

Al mund të jetë duke e ndryshuar botën, por një hobi i ri po lind – gjithnjë e më shumë koleksionistë të kompjuterëve të vjetër

Yllka Gashi

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

Yllka Gashi