Kryeprokurori i shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim drejtorin e Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij.
Fillimisht, drejtori i policisë, z. Hoxha, e uroi kryeprokurorin Gashi për detyrën e re.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet prokurorit të shtetit dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Kryeprokurori i shtetit dhe drejtori i Policisë së Kosovës u pajtuan për intensifikimin e komunikimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve, duke e vlerësuar këtë si element thelbësor për shkëmbimin efikas të informacioneve, koordinimin e veprimeve hetimore dhe trajtimin sa më profesional të rasteve penale, në përputhje me kompetencat ligjore të secilit institucion.

