Telenews

Për tre ditë radhazi, mërgimtarët mirëpriten në Kuvendin e Kosovës

Për ditën e tretë radhazi në Kuvendin e Republikës së Kosovës edhe sot mbahet aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u kushtohet bashkatdhetarëve që gjatë periudhës së verës qëndrojnë në Kosovë.

Ky aktivitet organizohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe synon të afrojë mërgatën me institucionet e vendit, duke krijuar mundësi për informim, bashkëbisedim dhe njohje më të drejtpërdrejtë me punën e Kuvendit.

Aktiviteti zhvillohet në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Në kuadër të ditës së tretë, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të vizitojnë ambientet e Kuvendit dhe të njihen më nga afër me funksionimin dhe rolin e këtij institucioni.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 12 gusht

Rrezarta Ramaj

Pa marrëveshje, pa seancë: Ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re –

KushtrimGuraj

Kolona në kufi, pritjet deri në 30 minuta –

KushtrimGuraj