Telenews

Kur mbyllet afati kalimtar veror 2026? Datat për Premier League, La Liga, Serie A dhe ligat tjera –

Afati kalimtar veror i vitit 2026 po vazhdon në kampionatet më të mëdha evropiane, me klubet që tashmë kanë realizuar një numër të madh transferimesh, ndërsa shumë marrëveshje të tjera janë ende në proces.

Premier League e hapi afatin kalimtar më 15 qershor, Serie A më 29 qershor, ndërsa La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 më 1 korrik.

Në Angli, afati kalimtar do të mbyllet më 1 shtator 2026 në mesnatë. La Liga do të ketë kohë deri më 1 shtator në orën 23:59, sipas kohës së Kosovës.

Serie A dhe Bundesliga do ta mbyllin merkaton më 1 shtator në orën 20:00, ndërsa Ligue 1 në orën 19:59.

Në Turqi, klubet do të mund të realizojnë transferime deri më 4 shtator 2026 në orën 23:59.

Afati kalimtar në Arabinë Saudite do të qëndrojë i hapur edhe më gjatë, deri më 12 tetor 2026.

Ndërkohë, në MLS të Shteteve të Bashkuara, afati i dytë i transferimeve mbyllet më 2 shtator 2026.

Kjo do të thotë se klubet evropiane kanë edhe pak javë në dispozicion për të kompletuar përforcimet e fundit para mbylljes së merkatos verore.

Të ngajshme

Galatasarayi ofron 45 milionë euro për Martinellin, Arsenali nuk ka dhënë përgjigje –

KushtrimGuraj

Ish-ylli i Barcelonës kalon në MLS, Alexis Sanchez nis aventurën e re –

KushtrimGuraj

Barcelona përgatit valën e largimeve, katër lojtarë mund të thonë lamtumirë Camp Nout –

KushtrimGuraj