Telenews

Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria ndërmerr veprime urgjente – Policia autorizohet ta identifikojë të dyshuarin –

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime urgjente lidhur me kërcënimin e raportuar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në njoftimin e publikuar të mërkurën, Prokuroria i referohet deputetit vetëm me inicialet R.H., ndërsa bëhet fjalë për Haradinajn.

Sipas Prokurorisë, pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti, Prokurori kujdestar i Departamentit të Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, që të identifikojë personin e dyshuar dhe të ndërmarrë veprimet urgjente lidhur me rastin.

Prokuroria ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë, tashmë është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e kërcënimit apo identitetin e personit të dyshuar.

Të ngajshme

Flakët përfshijnë një shtëpi në Carralevë – rreth 35 mijë euro dëme, Policia e heton si zjarrvënie –

KushtrimGuraj

Gruaja denoncon bashkëshortin në Prishtinë: “Më goditi me shishe” – pretendon se dhuna kishte ndodhur edhe më parë –

KushtrimGuraj

Hajnat e maskuar futen në një shtëpi në Ferizaj – pronarja raporton se iu vodhën 30 mijë euro ari dhe një Beretta –

KushtrimGuraj