Telenews

E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV-së

Ish-kandidati për kryetar të Dragashit nga Lëvizja Vetëvendosje, Filiz Mustafa, ka deklaruar se i dyshuari nga Dragashi, Fehim Sali, që u arrestua sot për spiunazh, nuk është “bashkëpunëtori i vetëm” i pushtetit komunal të LDK’së në këtë komunë që ka ushtruar këso veprimtari dhe e akuzoi kryetarin e komunës Bexhet Xheladini se “nuk e ka problem bashkëpunimin edhe me njerëz të tillë”.

“Ky nuk është bashkëpunëtori i vetëm i pushtetit komunal të LDK-së në Sharr që ka ushtruar një veprimtari të tillë. Hetimi duhet të zgjerohet edhe më tutje, edhe tek ata që janë me funksione brenda ekzekutivit lokal në Sharr, edhe tek partnerët e tjerë të koalicionit të Bexhet Xheladinit, i cili kur të vjen në pyetje pushteti nuk e ka problem bashkëpunimin edhe me njerëz të tillë që dihet botërisht se satelitë të kujt janë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Këtë akuzë e ka mohuar Xheladini në një përgjigje për Express, duke paralajmëruar kallëzim në polici ndaj Mustafës. “Personi që është arrestuar nuk është punëtor i sistemit kosovar të arsimit. Ai s’ka lidhje me komunën, absolutisht. Ai pagë nga komuna s’merr dhe s’është punëtor i komunës. Ai është i sistemit paralel”, tha Xheladini, duke mohuar se i dyshuari është pjesë e ndonjë partie politike në këtë komunë. “Sot zyrtarët tanë janë duke përgatitur shkresën për kallëzim në polici”. Fehim Sali u arrestua sot në mëngjes në pikën kufitare të Merdarës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Siç raportoi RTK më herët, ai punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes. Filiz Mustafa në zgjedhjet e fundit të qershorit ka qenë edhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje

Ky fotografim i bërë para disa vitesh ku janë bashkë Ivica Daçiç dhe i arrestuari i sotëm Fehim Sali, sikur nuk shërbente si argument për pushtetarët e ish pushtetarët lokal në Sharr (LDK&PDK), për të ndërprerë çdo komunikim me këtë njeri, që shihej e dihej haptazi se kujt i shërben.

Sot, shteti dhe institucionet përkatëse vepruan. Teksa në qeverisjet paraprake, i njëjti ishte jo rallëherë “playmaker” i koalicioneve lokale dhe negocimeve me pushtetet

Reagimi nga Filiz Mustafa

Të ngajshme

“Nuk erdha për para”, Zlatko Dalic pasi emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe

Yllka Gashi

“As për pije, as për ushqim”, KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin

Yllka Gashi

Arrestohet një person në Jabllanicë të Pejës, shtiu me armë gjatë një ahengu

Yllka Gashi