Telenews

Ekstradohen dy persona nga shtetet tjera në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy (2) ekstradime nga shtete të ndryshme drejt Kosovës.

Më datën 12.08.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi i Kosovës M.T., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas ekstradimit i dyshuari iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Ndërsa më datën 13.08.2026, është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë shtetasi i Serbisë I.S., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas ekstradimit i dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Këto ekstradime u mundësuan falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dy shteteve në fjalë.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) mbetet e përkushtuar të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimin dhe arrestimin e personave apo grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Të ngajshme

Ishin planifikuar 500 mijë euro, por pagesat arritën mbi 5.3 milionë, aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës

Yllka Gashi

OBSH ngre alarmin/ Ebola ka dalë jashtë kontrollit. Përhapja, më vd*kjeprurëse

Yllka Gashi

Amorim merr fshesën te Milani, kërkon shitjen e tre lojtarëve

Yllka Gashi