Christopher Nkunku është përfshirë në listën e lojtarëve që AC Milani është i gatshëm t’i shesë gjatë kësaj merkatoje.
Sipas raportimit të “Sky Sport”, sulmuesi francez është informuar sot për vendimin nga trajneri Ruben Amorim.
Nkunku bëhet kështu pjesë e së njëjtës listë me Fikayo Tomorin dhe Youssouf Fofanën, të cilët gjithashtu janë nxjerrë në shitje nga klubi kuqezi.
Vendimi për Nkunkun vjen vetëm një vit pasi ai iu bashkua Milanit nga Chelsea. Francezi ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2030, ndërsa Milani pritet të shqyrtojë ofertat që mund të mbërrijnë për të.

