Telenews

Man City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernández, Chelsea kërkon 140 milionë –

Manchester City ka bërë një ofertë prej 120 milionë eurosh për Enzo Fernández, me synimin për ta transferuar mesfushorin argjentinas nga Chelsea në “Etihad”.

Sipas raportimeve të fundit, “Qytetarët” duan ta afrojnë kampionin e botës në skuadër, por Chelsea nuk është i gatshëm ta pranojë ofertën fillestare. Klubi londinez kërkon rreth 140 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit.

Bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar, ndërsa Manchester City pritet të rrisë ofertën nëse dëshiron ta bindë Chelsea-n për shitjen e Fernándezit.

Interesimi i Cityt për mesfushorin argjentinas lidhet edhe me pasiguritë në repartin e mesfushës, veçanërisht me të ardhmen e Rodrit, i cili raportohet se është objektiv i Barcelonës.

Trajneri Enzo Maresca e njeh mirë Fernándezin nga koha e tij te Chelsea dhe dëshiron ta ketë sërish nën urdhrat e tij.

Megjithatë, situata mbetet e komplikuar. Chelsea kishte vendosur të premten si afat për ofertën e Manchester Cityt, ndërsa Maresca ka deklaruar se klubi nuk do të bëjë transferime të reja gjatë së premtes.

Nëse marrëveshja realizohet për 140 milionë euro, Fernández do të bëhej një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit. Shifra do t’i afrohej rekordit britanik të vendosur nga Chelsea në vitin 2023, kur klubi londinez e bleu argjentinasin nga Benfica.

Të ngajshme

Barcelona gati planin “B”, e gjen alternativën nëse dështon Julian Alvarez

Yllka Gashi

Sot nis Superliga e Kosovës, kjo është ndeshja që do të hap sezonin 2026/27

Yllka Gashi

Ferran Torres i bashkohet PSG-së –

KushtrimGuraj