Borusia Dortmund sapo e ka zyrtarizuar blerjen e grekut, Giannis Konstantelias. Futbollisti vjen si blerje premtuese nga PAOK. 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2031.
Konstantelias bëri 186 paraqitje për ekipin e parë të klubit të fëmijërisë së tij, duke shënuar 41 gola. Me PAOK-un ai fitoi titullin e ligës greke (2024) dhe Kupën e Greqisë (2021).

“Jam shumë i lumtur që do të luaj për Borussia Dortmund në të ardhmen. BVB është një klub i shkëlqyer dhe do të jap gjithçka për të pasur sukses këtu” ka thënë futbollisti.
Giannis llogaritet një futbollist me potencial të madh në futbollin evropian.

