Telenews

Komunat mund të humbin pronësinë mbi tokat dhe objektet publike –

Një projektligj i ri mund t’ua heqë komunave pronësinë mbi tokat, shkollat, qendrat mjekësore, palestrat dhe pronat e tjera publike, duke ia kaluar të drejtën e pronësisë Republikës së Kosovës.

Sipas draftit fillestar të siguruar nga Radio Evropa e Lirë (REL), komunat do të kishin vetëm të drejta shfrytëzimi, menaxhimi dhe administrimi.

Asociacioni i Komunave të Kosovës e kundërshton ndryshimin, duke e cilësuar si centralizim të pronës publike. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë për REL-in se një ndryshim i tillë “do t’i zhvishte komunat nga çdo kompetencë dhe e drejtë e tyre”.

Ndryshimet po hartohen nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka konfirmuar krijimin e grupit punues, por ende nuk e ka publikuar zyrtarisht draftin.

Sipas REL-it, projektligji do të ndryshonte edhe mënyrën e dhënies me qira, këmbimit dhe administrimit të pronave publike.

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka paralajmëruar se kjo “cenon autonominë lokale”, ndërsa analisti i GAP-it, Bekim Salihu, ka vlerësuar se marrja e kompetencës mbi pronën mund të cenojë parimet ligjore dhe Kushtetutën.

Drafti është ende në fazën e hartimit dhe pritet të kalojë në konsultim ndërinstitucional dhe publik.

Të ngajshme

Asnjë parti nuk pranon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Flasim vetëm me kryetarët e partive –

KushtrimGuraj

Policët me motorë në aksion: 61 gjoba për shkelësit e trafikut në Ferizaj –

KushtrimGuraj

Paraburgim për 44-vjeçarin e dyshuar për sulm seksual ndaj 14-vjeçares – e mitura kërkoi ndihmë në “Hib Petrol” në Ferizaj –

KushtrimGuraj