Telenews

Gjendet një zarf me 29 mijë euro në një veturë në Vërmicë, policia nis hetimet për shpërlarje parash

Një shumë prej 29 mijë e 200 eurosh është gjetur në një automjet gjatë një kontrolli policor në Vërmicë.

Rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 20:15, kur një njësi policore gjatë patrullimit në afërsi të liqenit ka ndaluar për kontroll një automjet të drejtuar nga një mashkull.

Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur një zarf me 29,200 euro para të gatshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është iniciuar si “Shpërlarje parash”.

Vermicë, 19.08.2026 – 20:15. Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur një automjet me ngasës M/K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29.200€. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore., thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

PDK-ja dhe Aleanca n Kuvend, shpëndajnë mesazhe tek ulëset e LVV-së

Yllka Gashi

25 mijë euro për 10 migrantë drejt Serbisë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre personave

Yllka Gashi

Stuhi të forta godasin Gjermaninë/ Një grua humb jetën, u zu poshtë nga pema

Yllka Gashi