Telenews

Arrestohet një 27-vjeçar në Brezovicë, i gjenden mbi 1 kilogram marihuanë

Një person është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur më 19 gusht 2026, rreth orës 23:30, kur njësitet policore të stacionit policor në Shtërpcë pranuan një informatë për një substancë të dyshuar narkotike në një vilë të pabanuar në Brezovicë.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka kontrolluar një 27-vjeçar, shtetas të Kosovës, të cilit i janë gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale.

Me dyshimin se personi mund të posedonte edhe substanca të tjera narkotike, policia ka kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur një sasi shtesë e dyshuar marihuane.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1 mijë e 63 gramë marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Për rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, e cila ka marrë përsipër procedimin e mëtejshëm. Ndërkohë, prokurori i shtetit ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

Të ngajshme

Situatë e komplikuar te Barcelona, Juventusi e do De Jongun

Yllka Gashi

Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt

Yllka Gashi

Konfiskohen armë, municion e uniforma në veri, policia del në konferencë të jashtëzakonshme

Yllka Gashi