Telenews

Aksident fatal në Shijak, vetura përplas për vdekje 32-vjeçarin – shoferi në arrati

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në rrugën“Shkozet-Shijak”.

Siç shkruan tch, një automjet ka përplasur për vdekje një 32-vjeçar, shtetasin V. H., i cili po lëvizte me biçikletë në vendin e quajtur Rrashbull.

Pas aksidentit, mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e tij, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të ngajshme

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Yllka Gashi

Pesë të zhdukur pas zjarrit në qytetin zviceran

Yllka Gashi

Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

Yllka Gashi