Telenews

Ndalohen punimet në 12 vendpunishte në Kosovë, u konstatuan shkelje të rënda

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë në punë.

Sipas IQP-së, gjatë inspektimeve janë evidentuar parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

“Për këtë arsye, IQP ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet nga Inspektorati.

Punimet do të mund të rifillojnë, siç thuhet, vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë.

“Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve. Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë. Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet më tej nga IQP-ja.

 

Të ngajshme

Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

Yllka Gashi

Pesë ditë në det brenda një frigoriferi, shpëtohen të gjallë dy peshkatarë në Meksikë

Yllka Gashi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi