Telenews

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Washington” në Gjakovë.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:54, ku një vozitës dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë dy automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar gjashtë persona.

 I dyshuari dhe pesë persona tjerë (katër meshkuj dhe një femër) kanë pësuar lëndime, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar”, thotë policia.

Me vendim të prokurorit, vozitësi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm –

KushtrimGuraj

Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët –

KushtrimGuraj

Tejkalimi në vijë të plotë i kushton shoferit në Podujevë 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje –

KushtrimGuraj