Telenews

Vodhën mijëra euro dhe ari në Leposaviq, arrestohen tre persona – një tjetër mbetet në arrati –

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast të “Vjedhjes së rëndë” të raportuar në Leposaviq, ku nga një shtëpi ishin vjedhur 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ishte raportuar më 20 gusht në Stacionin Policor në Leposaviq, ndërsa vjedhja kishte ndodhur në kohën kur në shtëpi nuk ndodhej askush.

Pas hetimeve dhe veprimeve operative, policia ka identifikuar katër persona të dyshuar. Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një tjetër vazhdon të jetë në kërkim.

Gjatë kontrolleve në adresat e banimit të të dyshuarve, te N.V. (2006) në fshatin Borovë është gjetur një fishek për pistoletë, ndërsa te N.L. (2007) në Leshak janë gjetur 5,300 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga rasti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, N.V. dhe N.L. janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, personi i tretë i arrestuar, D.M. (2009), është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë, ndërsa personi i katërt i dyshuar mbetet në kërkim.

Të ngajshme

Dy fshatra të Mitrovicës përfshihen nga zjarret, ekipet në terren për shuarjen e flakëve –

KushtrimGuraj

“Përvëlohet” Kosova gjatë fundjavës, temperaturat deri në 38 gradë –

KushtrimGuraj

Bajrami kritikon Ministrinë për tekstet shkollore: Pak ditë para fillimit të mësimit, prindërit s’i kanë paratë dhe as s’e dinë se cilët libra duhet të blejnë –

KushtrimGuraj