Telenews

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shpreh mbështetje për propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi të rimarrë mandatin nga Kuvendi i Kosovës dhe të zgjidhet President me t’u kthyer në Kosovë.

OVL e UÇK-së thekson se propozimi mbart peshë kombëtare dhe institucionale dhe i shërben frymës unifikuese në vend.

“Roli i Hashim Thaçit në shërbim të luftës çlirimtare dhe më pas përgjegjësitë institucionale nëpër të gjitha proceset shtetformuese dhe shtetndërtuese janë garanci dhe siguri për ecjen përpara të Kosovës në krah me aleatët tanë strategjikë.

Kthimi i tij duhet pritur me dinjitet institucional dhe me zgjidhje të ligjshme, që nuk lejon që vakuumi i tanishëm institucional dhe rrethanat degraduese ta mbajnë Kosovën peng dhe ta shpien në drejtim të gabuar”, thuhet në komunikatë.

OVL e UÇK-së thekson më tej se institucionet relevante dhe forcat politike të Kosovës duhet ta shqyrtojnë seriozisht këtë propozim, përtej ndasive partiake.

“Sot Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të mbizotërojë interesi kombëtar, dinjiteti dhe siguria e shtetit, duke mos anashkaluar asnjëherë nderimin dhe respektin për ata që luftuan, sakrifikuan dhe fituan lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.

Të ngajshme

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas

Yllka Gashi

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Yllka Gashi