Telenews

Policia e Kosovës: Nuk ka dëshmi se zjarri në Serbi u shkaktua nga territori i Kosovës

Prishtinë, 23 gusht 2026 – Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave në Serbi, të cilat pretendojnë se zjarri në zonën e Bënjakut, në territorin e Serbisë, është shkaktuar nga territori i Republikës së Kosovës.

Policia i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta dhe ka mohuar përdorimin e çfarëdo arme apo mjeti të përmendur në këto pretendime. Sipas Policisë së Kosovës, nuk ka asnjë njoftim nga njësitë policore se nga territori i Kosovës është hedhur ndonjë mjet në drejtim të territorit të Serbisë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim edhe me njësitë e KFOR-it në raste të caktuara, po vazhdon patrullimin dhe monitorimin e situatës në zonën kufitare.

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se çdo rast për të cilin mund të ketë dyshime se është shkaktuar nga faktori njeri do të hetohet, pavarësisht vendndodhjes së tij.

Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që t’u referohen vetëm informacioneve zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime dhe të ndikojnë në perceptimin e sigurisë.

Të ngajshme

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

Rrezarta Ramaj

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz

Rrezarta Ramaj

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar

Rrezarta Ramaj