Telenews

Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Në ngjarjen e rëndë u raportu më herët në Malishevë, ku një çift mbeti i plagosur me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçarja, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë, ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që po trajtohet si i dyshuar në këtë rast është Egzon Bytyqi.

Sinjali ka siguruar informacione të reja lidhur me të dyshuarin dhe rrethanat që i kanë paraprirë ngjarjes.

Sipas të dhënave të rastit, Egzon Bytyqi kishte rreth katër vite që jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa në Kosovë ishte kthyer vetëm rreth një muaj para tragjedisë.

Familjarët kanë deklaruar para autoriteteve se gjatë kohës së fundit ai kishte pasur probleme të shëndetit mendor në Gjermani. Këto janë deklarime të familjarëve të evidentuara në informacionet fillestare të rastit dhe jo konstatime mjekësore të verifikuara.

Sinjali mëson se arma që dyshohet se është përdorur në këtë rast i përket babait të të dyshuarit.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se i plagosuri është i intubuar dhe i lidhur me respirator, ndërsa gjendja e tij mbetet jo stabile.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa pritet të sqarohen të gjitha rrethanat që çuan deri te kjo ngjarje tragjike.

Të ngajshme

MINT: Mbi 3,000 inspektime dhe 600 mijë euro gjoba në pjesën e parë të 2026-s

Yllka Gashi

Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme

Yllka Gashi

Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në volejboll të Lojërave Mesdhetare

Yllka Gashi