Telenews

Policia ndalon garën e shpejtësisë në dalje të Prizrenit, gjobiten dy shofer

Në kuadër të angazhimeve në terren për parandalimin e aksidenteve të trafikut, garave të kundërligjshme dhe kundërvajtjeve të tjera në komunikacion, njësitet rajonale të trafikut rrugor në Prizren, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së trafikut rrugor, sot rreth orës 01:10, në rrugën Prizren-Landovicë, kanë hasur dy automjete duke zhvilluar gara shpejtësie.

Të dy kundërvajtësit janë ndaluar menjëherë dhe ndaj tyre janë marrë masat ligjore për kundërvajtjet e shkaktuara.

Konkretisht, secili prej tyre është dënuar me 400 euro gjobë dhe masën e ndalimit të drejtimit të mjetit, përkatësisht sekuestrimit të patentëshoferit për 10 muaj.

Policia e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Të ngajshme

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

1.5 tonë drogë fshiheshin mes thasëve të orizit, policia zbulon ngarkesën rekord në Hamburg

Yllka Gashi

Shitja e Leaos po bëhet realitet, detajet e kontratës

Yllka Gashi