Telenews

Kurti uron Donjeta Sadikun: Sukses i madh për gjithë sportin e Kosovës –

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sadiku triumfoi në finale ndaj boksieres ruse Kristina Kuluhova, e cila garoi për Serbinë, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të artë në këto lojëra.

“Sapo morëm një lajm të jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’. Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë të artë për Kosovën”, shkroi Kurti.

Ai e cilësoi triumfin si një arritje të rëndësishme për Sadikun, ekipin përfaqësues në Taranto, boksin dhe gjithë sportin kosovar.

“Ky është një sukses i madh për Donjetën, për ekipin tonë që ndodhet në Taranto, për boksin dhe për gjithë sportin e Kosovës”, theksoi Kurti.

Në fund, ai e uroi Sadikun dhe trajneren e saj, Mariola Sallauka, për fitoren e madhe.

Të ngajshme

Shefi i UNMIK-ut kërkon veprime urgjente kundër dhunës ndaj grave –

KushtrimGuraj

Komandanti i MSU-së viziton pjesëtarët e KFOR-it në Mitrovicë –

KushtrimGuraj

OSBE-ja i kërkon KGJK-së plotësimin e shpejtë të pozitave të lira pas lirimit të gjyqtarëve serbë –

KushtrimGuraj