Institucioni Parashkollor “Linda” ka shënuar 10-vjetorin e themelimit, duke shënuar kështu një dekadë të përkushtimit ndaj edukimit, kujdesit dhe zhvillimit të fëmijëve.
Përgjatë këtyre dhjetë viteve, Institucioni Parashkollor “Linda” ka qenë një hapësirë ku shumë fëmijë kanë hedhur hapat e parë në rrugëtimin e tyre arsimor, duke u ofruar atyre kujdes, edukim dhe mundësi për zhvillim në një ambient të përshtatshëm.
Me fokus te fëmijët dhe nevojat e tyre, “Linda” ka ndërtuar ndër vite një marrëdhënie të qëndrueshme me familjet, duke u bërë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre dhe e edukimit parashkollor.
10-vjetori i themelimit shënon një moment të veçantë për institucionin, stafin, fëmijët dhe familjet që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
Një dekadë me përkushtim, edukim dhe kujdes për gjeneratat e reja, ndërsa rrugëtimi i Institucionit Parashkollor “Linda” vazhdon me synimin për të kontribuar në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.
👇
https://www.facebook.com/share/v/19XEbNRMu8/

