Telenews

Mbeturinat mbulojnë kontejnerët në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë

Një situatë shqetësuese është evidentuar në rrugën “Mark Isaku” në qendër të Prishtinës, ku kontejnerët e mbeturinave janë të tejmbushur, ndërsa një sasi e konsiderueshme e mbeturinave ka përfunduar edhe jashtë tyre, raporton Ekonomia Online.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë qese plastike, kartona dhe mbeturina të shpërndara përgjatë trotuarit dhe skajit të rrugës.

Gjendja jo vetëm që krijon një pamje të pakëndshme për banorët dhe kalimtarët, por mund të paraqesë edhe problem për higjienën dhe mjedisin.

Të ngajshme

Sot mblidhet LDK-ja, diskutojnë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit

Yllka Gashi

Trump sugjeron riemërtimin e New Mexico në “New America”

Yllka Gashi

Çfarë është testi PISA dhe si funksionon?

Yllka Gashi