Telenews

Vajza me prejardhje nga Drenasi bëhet pjesë e ushtrisë amerikane

Rona Mala, një vajzë e re me prejardhje nga Drenasi, i është bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës, pjesë e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se Mala ka përfunduar me sukses trajnimin 12-javor “Basic Combat Training” në bazën ushtarake Fort Sill, në Oklahoma.

Ajo aktualisht po vazhdon trajnimin e avancuar individual në Fort Leonard Wood të shtetit Missouri, pas përfundimit të të cilit do t’u rikthehet studimeve universitare.

Maqedonci tregoi se ishte ftuar si mysafir nderi në ceremoninë e diplomimit të saj, por nuk kishte mundur të merrte pjesë për shkak të angazhimeve zyrtare në Kosovë.

Sipas tij, Rona edhe më herët është dalluar për sukseset e saj gjatë shkollimit. Ajo ka qenë pjesë e listës së nxënësve me arritje të larta “Honor Roll” dhe ka arritur deri në finalen e garave kombëtare të vallëzimit në SHBA.

“Suksesi i Ronës është krenari për familjen e saj, për Drenasin, për diasporën tonë dhe për të gjithë Kosovën”, shkroi Maqedonci, duke i uruar suksese në vazhdimin e trajnimit dhe të studimeve.

Të ngajshme

Avokati i Popullit reagon për njohjen e bashkësive fetare dhe rregullimin e statusit të tyre juridik

Yllka Gashi

Sot mblidhet LDK-ja, diskutojnë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit

Yllka Gashi

Trump sugjeron riemërtimin e New Mexico në “New America”

Yllka Gashi