Telenews

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim seksual”.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni Policinë”, thuhet në njoftim.

Qytetarët që kanë informacione mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.

Të ngajshme

Në nderim të Laurent Krasniqit, motoristët mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit

Yllka Gashi

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

Rrezarta Ramaj

Trupi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq merret nga Haga, pasdite arrin në Serbi

Yllka Gashi